Nën drejtimin e Kryesuesit të Kuvendit të Komunës, Safet Kamberi, në prani të Kryetarit të Komunës, Faton Peci, nënkryetarit të Komunës, Enis Osmani, antarëve të kuvendit dhe drejtorëve të drejtorive të komunës, dje është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës.
Në këtë mbledhje janë miratuar pikat e rendit të ditës, si në vijim:
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar.
2. Kërkesa për bartjen e të hyrave vetanake të pashpenzuara në vitin 2025 dhe vitet paraprake në vitin 2026.
3. Korniza Afatmesme Buxhetore 2027–2029.
4. Propozim-vendim për caktimin e parcelës komunale për ndërtimin e fushave të tenisit dhe të fushave të padelit.
5. Rregullimi dhe harmonizimi i numrit të stafit në kuadër të Organizatës Buxhetore.
6. Raport mbi gjendjen sociale në Komunën e Mitrovicës së Jugut, maj 2026.
7. Raport i punës së DSHPI-së për periudhën janar–dhjetor 2025.
8. Raporte të Komisionit për Vlerësimin e Dëmeve në rastet e fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive të tjera.
9. Raporti vjetor i menaxhimit të mbeturinave komunale për vitin 2025.
10. Raportet në lëmin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
11. Informatë për gjendjen në shëndetësi.
12. Informatë për planifikimin dhe realizimin e mbjelljeve pranverore për vitin 2026.
13. Propozim-vendim për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Kuvendit të Komunës nr. 02-060/01-0014451-7/26, dt. 27.03.2026.
14. Propozim-vendim për ndarjen e mjeteve financiare për klubet sportive që kanë arritur rezultate gjatë vitit 2026.
15. Propozim për zhvlerësimin e laptopëve të anëtarëve të Kuvendit të Komunës në mandatin 2021–2025, dhe që të njëjtëve t’u jepen këta laptopë në formë dhurate.
16. Pyetje dhe përgjigje





