Nën drejtimin e kryesueses së Kuvendit të Komunës, Vesa Broja, dhe në prani të kryetarit të Komunës, Bedri Hamza, asamblistëve dhe drejtorëve komunalë, sot është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit – Seanca e 39-të.
Në hapje të mbledhjes, kryesuesja Broja prezantoi pikat e rendit të ditës dhe propozimet përkatëse. Gjatë kësaj seance, u miratuan këto pika:
Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar.
Propozim-vendimi për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme komunale për organizatën “Diakonie Kosova”.
Kërkesa për bartjen e të hyrave vetanake të pashpenzuara në vitin 2024 dhe vitet paraprake, për t’u përdorur në vitin 2025.
Ndërkohë, disa pika të tjera nuk arritën të marrin miratimin e asamblistëve:
Propozim-vendimi për miratimin e Hartës Zonale të Komunës së Mitrovicës së Jugut për periudhën 2024-2032.
Kërkesa e Sindikatës së të Punësuarve në Komunën e Mitrovicës për mbështetje financiare.
Ndërsa, Kërkesa e Drejtorisë së Arsimit për subvencionimin e Monografisë “Nxënësit e vrarë në Mitrovicë gjatë luftës së fundit”, është larguar nga rendi i ditës.
Për shkak të mungesës së kuorumit, mbledhja u ndërpre, duke mbetur të paproceduara pikat tjera të parapara për këtë seancë.
Kuvendi pritet të caktojë një mbledhje tjetër për të vazhduar shqyrtimin e pikave të mbetura.