Drejtoria e Shëndetësisë zhvilloi një takim koordinues me përfaqësuesit e QKMF-së, QMF-ve dhe AMF-ve, me fokus në analizimin e gjendjes aktuale dhe sfidave në ofrimin e shërbimeve në kujdesin parësor.
Gjatë takimit u diskutuan prioritetet dhe nevojat në terren, duke u dakorduar për hapa konkretë dhe bashkëpunim të vazhdueshëm në funksion të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve për qytetarët.
Drejtoresha e Shëndetësisë, znj. Albina Kastrati Rama, potencoi se projektet që kanë të bëjnë me ofrimin e shërbimeve shëndetësore të nevojshme dhe cilësore do të realizohen duke u bazuar në kërkesat e qytetarëve dhe sfidat e personelit shëndetësor.