Kryetari i Komunës, Faton Peci, së bashku me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Sh.T Petrit Malaj, kanë marrë pjesë në shfaqjen e premierës së dokumentarit “Shtëpia e Kombit”, Buzë Ibrit, në Kej.
Të pranishëm ishin edhe Nënkryetari i Komunës, Enis Osmani, drejtorë të drejtorive komunale, si dhe pjesëmarrës tjerë.
Ky dokumentar pasqyronte mikpritjen, strehimin e ndihmën që qytetarët e Kukësit, pa kursyer asgjë, dhanë për mijëra refugjatë shqiptarë nga Kosova gjatë eksodit në vitin 1999.
Kryetari Faton Peci tha se është përjetësisht mirënjohës motrave e vëllezërve tanë nga Shqipëria që hapën dyert e zemrat në kohën më të errët për Kosovën dhe ndanë kafshatën e gojës me ne.