Në kuadër të 27-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, së bashku me kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, nënkryetarin Arian Tahiri, përfaqësues nga Shoqatat e Dalura të Luftës së UÇK-së, deputetë dhe drejtorë komunal, kanë nderuar me homazhe dëshmorët e kombit në Shipol.
Përfaqësuesit komunal, pas vendosjes së buqetës me lule të freskëta, nderuan të gjithë dëshmorët, duke vlerësuar lartë kontributin e jashtëzakonshëm të komandantit legjendar Adem Jasharit dhe të gjithë dëshmorëve të rënë për lirinë dhe pavarësinë e vendit.
Ata kanë theksuar se Epopeja e UÇK-së është simbol i qëndresës dhe sakrificës për lirinë, duke nxjerrë në pah momentet kulminante të luftës që sollën çlirimin e Kosovës.