Sot, kryetari Faton Peci, së bashku me nënkryetarin Enis Osmani dhe drejtoreshën për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Pyjeve, Arjeta Beqiri Hyseni, pritën në takim Kryeshefin e KMDK-së, Dardan Velija, ku u diskutua për gjendjen e deponisë dhe menaxhimin e mbeturinave në Mitrovicë.
Nënkryetari Osmani njoftoi për vizitën që realizuan në Qendrën për Ndarjen e Mbeturinave, e cila aktualisht nuk është funksionale, u shqyrtuan mundësitë për vënien në funksion të saj.
Duke iu referuar kësaj çështjeje ai theksoi se menaxhimi i mbeturinave është përgjegjësi e përbashkët dhe një nga hapat kryesorë drejt një Mitrovice më të pastër, më të shëndetshme dhe më të mirë për të gjithë.








