Sot, më 17 gusht 2026, pranë Xhamisë “Isa Beg”, Komuna e Mitrovicës, përkatësisht Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ka hapur dyert e “Konakut të Mitrovicës”.
Drejtoresha e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Remzije Tupella, ka vlerësuar rëndësinë e këtij panairi, i cili i kushtohet grave fermere dhe artizane, dhe ky aktivitet ka për qëllim promovimin, shitjen dhe zhvillimin e kultivuesve dhe prodhuesve të produkteve vendore, si dhe fuqizimin e grave në ndërmarrësi.
Ftojmë të gjithë qytetarët ta vizitojnë panairin dhe të mbështesin gratë tona fermere dhe artizane.
17–23 gusht 2026
Pranë Xhamisë “Isa Beg”
“Konaku i Mitrovicës” ju mirëpret!