Kryetari i Komunës, Faton Peci, së bashku me Drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport, Gazmend Asllani, kanë marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së trofeut për femrat, të cilat për herë të shtatë radhazi u shpallën kampione të Superligës së Futbollit të Femrave.
KFF Mitrovica u shpall kampione në tri grupmosha, ndërsa titullin e kampiones e fituan edhe dy grupmosha të reja, U13 dhe U15.
Kryetari Faton Peci theksoi se ndihet krenar me vajzat e qytetit tonë që po shkruajnë historinë e sportit për Kosovë. ![]()