Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka njoftuar se sot në Mitrovicë do të zhvillohet turneu i streetball-it, në një aktivitet që mbledh 16 ekipe nga trojet shqiptare.
“Sot, aty ku rrah më së shumti në Kosovë zemra për basketboll, në Mitrovicë, si kryeqytet i këtij sporti, zhvillohet turniri i streetball-it”, ka shkruar Peci.
Turneu nis në ora 18:00, në sheshin “Mehë Uka”, ku do të garojnë ekipe nga vende të ndryshme të trojeve shqiptare, përfshirë Tiranën dhe Shkupin, për të synuar vendin e parë.
Kryetari Peci ka ftuar qytetarët të marrin pjesë dhe ta përjetojnë nga afër atmosferën e këtij organizimi sportiv, të shoqëruar me muzikë dhe argëtim.