Komuna e Mitrovicës po vazhdon me realizimin e projekteve infrastrukturore në disa lagje dhe lokalitete të qytetit.
Kryetari i komunës, Faton Peci, ka bërë të ditur se punimet po zhvillohen në këto lokacione:
* Kubëzimi i rrugës “Tafil Sadiku” në Zhabar;
* Rregullimi i trotuareve përgjatë rrugës kryesore në Bair;
* Rregullimi i rrugës dhe trotuareve pranë shkollës “Eqrem Çabej”.
Përmes këtyre projekteve synohet përmirësimi i infrastrukturës dhe krijimi i kushteve më të mira për qytetarët.