Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka njoftuar se së shpejti do të fillojë realizimi i projektit për pajisjen me ashensorë të objekteve kolektive të banimit që nuk i posedojnë, si dhe riparimin e ashensorëve që aktualisht janë jashtë funksionit.
Përmes këtij projekti synohet përmirësimi i kushteve të banimit, lehtësimi i qasjes për banorët dhe rritja e cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve.
Kryetari Faton Peci ka shtuar tutje se cilësia e jetës dhe shërbimi ndaj qytetarëve mbeten ndër prioritetet e Komunës së Mitrovicës.