Kryetari i Komunës, Faton Peci, ka pritur në takim ministrin Elbert Krasniqi, me të cilin ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëfinancimit ndërmjet Komunës së Mitrovicës dhe Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal për ndërtimin e Urës së Sitnicës.
Ky projekt, në vlerë prej rreth 600 mijë eurosh, shënon një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të infrastrukturës në qytet. Me realizimin e tij, hyrja e Mitrovicës do të transformohet tërësisht, duke zëvendësuar urën ekzistuese të vjetëruar dhe të dëmtuar me një urë moderne, të sigurt dhe funksionale.
Kryetari Faton Peci falënderoi ministrin Elbert Krasniqi për mbështetjen e ofruar.
“Mitrovica, e bukur, e zhvilluar dhe funksionale”, është shprehur ndër tjerash kryetari Peci.