Drejtoria për Mbrojtjen e Mjedisit në Komunën e Mitrovicës ka pranuar 1,500 fidanë pishe nga Instituti i Pyjeve, në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional për shtimin e hapësirave të gjelbëruara dhe përmirësimin e mjedisit në qytet.
Me këtë rast, drejtoresha e Drejtorisë për Mbrojtjen e Mjedisit, Arjeta Beqiri Hyseni, në vazhdimësi të bashkëpunimit, ka falënderuar drejtorin e këtij institucioni, Luan Hyseni, për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Komunës së Mitrovicës.
Drejtoresha Beqiri ka theksuar se Drejtoria për Mbrojtjen e Mjedisit mbetet maksimalisht e angazhuar në shtimin e hapësirave të gjelbëruara, mbjelljen e fidanëve të reja dhe mirëmbajtjen e tyre, me qëllim të krijimit të një mjedisi më të pastër, më të shëndetshëm dhe më të gjelbër për të gjithë qytetarët.