Në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Tokës, Komuna e Mitrovicës në bashkëpunim me organizatën kulturore 7Arte dhe mbështetjen e organizatave të huaja, ka organizuar një aksion simbolik për mbjelljen e 50 pemëve përgjatë shëtitores së lumit Ibër.
Në këtë aktivitet morën pjesë kryetari i Komunës, z. Bedri Hamza, nënkryetari z. Arian Tahiri dhe drejtor komunal. Të pranishmit vlerësuan lartë këtë nismë, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes dhe përmirësimit të mjedisit jetësor në qytet.
“Ky është vetëm një hap drejt një Mitrovice më të gjelbër dhe më të shëndetshme për qytetarët tanë. Kërkojmë nga të gjithë qytetarët që të kujdesen për hapësirat publike dhe të kontribuojnë në mirëmbajtjen e tyre,” tha kryetari Hamza gjatë këtij aktiviteti.