Një lajm i jashtëzakonshëm për kulturën dhe trashëgiminë e qytetit tonë: Muzeu i Mitrovicës është pranuar në Network of European Museum Organisations (NEMO), rrjetin prestigjioz që bashkon organizatat muzeale nga e gjithë Evropa.
Ky anëtarësim shënon një moment të rëndësishëm për institucionin dhe për Kosovën, duke e pozicionuar vendin tonë në hartën e rrjeteve më të rëndësishme evropiane të muzeve. Ai përfaqëson një hap të fuqishëm drejt ndërkombëtarizimit, shkëmbimit profesional dhe forcimit të vizionit “Muze për të gjithë” një muze i hapur, gjithëpërfshirës dhe në shërbim të komunitetit.