Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Enis Osmani, së bashku me drejtorin e Shërbimeve Publike dhe Infrastrukturës, Naser Muja, kanë vizituar nga afër punimet që po zhvillohen në rregullimin e rrjetit të ndriçimit publik, në shëtitoren e Liqenit Akumulues.
Nënkryetari Osmani ka bërë të ditur se pas nënshkrimit të kontratës, kompania e kontraktuar ka filluar menjëherë punimet për rregullimin e rrjetit të ndriçimit publik, duke përfshirë Liqenin Akumulues, qendrën e qytetit, Zhabarin, Shipolin, Tavnikun, Bajrin, si dhe lagje e fshatra të tjera, deri në çdo pjesë ku është i shtrirë rrjeti.
“Çdo ditë me punë dhe veprime konkrete në shërbim të qytetarëve.” theksoi Osmani.