Kryetari i Komunës, z.Faton Peci, ka njoftuar se në kuadër të zotimit për një Mitrovicë të gjelbër, të pastër dhe funksionale, gjatë këtij viti do të bëhet mbjellja e mbi 3 mijë drunjve dekorativë, pishë e zezë dhe pishë hartinë.
Ai ka thënë se synimi i qeverisjes komunale është që hapësirat e betonizuara në mënyrë të jashtëligjshme, si dhe hapësirat e pamirëmbajtura, të transformohen në hapësira gjelbëruese dhe rekreative në shërbim të qytetarëve.
Me këto projekte, Mitrovica do të shndërrohet rrënjësisht në aspektin mjedisor dhe qytetarët do të jetojnë më pastër dhe më shëndetshëm.
“Të gjithë duhet të kontribuojmë në vazhdimësi për një ambient të pastër dhe të gjelbër”, ka potencuar kryetari z.Peci.