Në shënim të Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikt, në qendër të Mitrovicës u shpalos murali “ÇAST”, një vepër simbolike që pasqyron vuajtjen, forcën dhe shpresën e të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Me këtë rast, kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, tha se përmes kësaj nisme përcillet një mesazh i fuqishëm kujtese e dhimbje.
Murali përfshin një brosh të qëndisur nga vetë duart e grave të mbijetuara, duke e shndërruar dhimbjen në simbol force dhe qëndrese.
Kryetari Peci falënderoi ish-Presidenten Atifete Jahjaga për bashkëpunimin në realizimin e këtij projekti, zëvendësministrin Agon Dobruna për mbështetjen, si dhe U.D. Presidenten Albulena Haxhiu dhe ambasadorin e Luksemburgut, Eric Dietz, për pjesëmarrjen në këtë ngjarje.
“Jemi me ju e për ju”, ishte mesazhi i përcjellë në këtë aktivitet përkujtimor dhe ndërgjegjësues




