Cvetkoviq. M. 78 vjeçar, i përkatësisë etnike serbe,ka vrarë veten në banesën e tij.
Mitrovicë, 26 gusht
Një rast i vetëvrasjes është raportuar të ketë ndodhur në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës, përkatësisht në rrugën “Anka Spajiq”, ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë rajonale në Mitrovicë, togeri Besim Hoti.
Sipas Hotit, rastin e ka parqitur në polici i biri i viktimës, i cili e kishte gjetur babain e tij pa shenja jete në dhomën e shtëpisë së tij, ndërkohë që njësitë e para reaguese të policisë, kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë hasur në trupin e pajetë të një mashkulli, të identifikuar si Cvetkoviq. M. 78 vjeçar, i përkatësisë etnike serbe, në pozicion të shtrirë, me plagë të shkaktuara nga armë zjarri në kokë.
“Mjeku kujdestar i shtëpisë së shëndetit, i cili ka dalë në vend të ngjarjes ka konstatuar vdekjen e viktimës. Bazuar në raportet e hetuesve policor nga vendi i ngjarjes, nuk janë identifikuar gjurmë të përdorimit të dhunës apo elemente tjera që do të karakterizonin rastin si vepër penale”, ka thënë Hoti.
Ai ka shtuar se në vendin e ngjarjes, hetuesit policor kanë gjetur dhe marrë si pjesë ta provave materiale pushkën M-48, me të cilën besohet të ketë qenë kryer akti, si dhe një letër përshëndetëse me fjalët e shkruara nga i vetëvrari.
“Rasti është kualifikuar si vetëvrasje klasike e parapërgatitur nga viktima ndërsa trupi i pajetë i tij, i është dorëzuar familjarëve të tij”, ka thënë Hoti.