Nënkryetari i komunës, Enis Osmani, së bashku me drejtorët Shefki Begu dhe Gazmend Asllani, kanë vizituar ShMLT “Arkitekt Sinani”, ku janë pritur nga u.d. i drejtorit, Bejtë Çela dhe stafi i shkollës.
Nënkryetari Osmani ka njoftuar se në këtë shkollë, së shpejti do të realizojnë renovimin e nyjeve sanitare. Gjatë vizitës, diskutuan edhe për nevojat e shkollës dhe mundësitë për përmirësimin e mëtejshëm të kushteve për nxënësit dhe mësimdhënësit.
“Vazhdojmë me përkushtim për kushte më të mira në institucionet tona arsimore”, është shprehur ndër të tjerash Nënkryetari Enis Osmani.




