|
Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka dhe drejtori i Urbanizmit, Sami Zeka, pritën në takim drejtorin ekzekutiv të Kolegjit Heimerer, Petrit Beqiri.
|
|
Gjatë këtij takimi Beqiri njoftoi nënkryetarin Mujka me gjerësisht mbi synimet e Kolegjit Heimerer, i cili përpos qytetit të Prishtinës planifikon që të shtrihet edhe në qytetin e Mitrovicës duke hapur Qendrën Multidiciplinare Shëndetësore.
“Qëllimi kryesor i themelimit të kësaj qendre është përmirësimi i shëndet të qytetarëve të Mitrovicës përmes ofrimit të shërbimeve shëndetësorë me cilësi dhe metodologji te standardeve të larta evropiane”, tha Beqiri.
Qendra multi-displnare do të ofrojë një gamë të gjerë të shërbimeve të cilat mungojnë përgjithësisht në Kosovë e në veçanti në Komunën e Mitrovicës si: logopedi, ergoterapi,mjekësi familjare dhe rehabilituese.
Nënkryetari Mujka, fillimisht i përgëzoj bashkëbiseduesit për këtë projekt kaq të rëndësishëm duke shtuar se Komuna e Mitrovicës është e hapur për bashkëpunim dhe mbështetje të projekteve që janë në të mirë të qytetarëve të saj.
|