Drejtori i Mirëqenies Sociale, z. Ramadan Beshiri, mori pjesë në panelin për prezantimin e raportit “Për një Mitrovicë më të qasshme II”, të organizuar nga OJQ “Së Bashku”, me fokus qasjen e personave me aftësi të kufizuara dhe planifikimin e hapësirave publike gjithëpërfshirëse.
Gjatë diskutimit, Drejtori z.Beshiri theksoi se sigurimi i qasjes është detyrim profesional dhe moral, duke njoftuar se projekti për vendosjen e liftit në objektin e Komunës ka nisur tashmë, si hap konkret drejt barazisë në qasje.
Këto veprime dëshmojnë realizimin e zotimeve të Kryetarit të Komunës, z. Faton Peci, për përmirësimin e kushteve dhe gjithëpërfshirjen e personave me aftësi të kufizuara në jetën publike.