Kryetari i Komunës, Faton Peci, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet Xhemajli dhe Zejnullahu, me rastin e humbjes tragjike të të rinjve Qëndrim Xhemajli dhe Rinor Zejnullahu, në aksidentin e rëndë të sotëm.
Kjo është një ditë e rëndë dhe e dhimbshme për familjet, të afërmit dhe mbarë qytetin e Mitrovicës.
“Shpirti i tyre u prehtë në paqe, e kujtimi për ta qoftë i përjetshëm”, është shprehur kryetari Faton Peci.