Nga sot, kujdesi shëndetësor në Mitrovicë merr një dimension të ri dhe më modern. Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, si më e madhja në rajon, hapi dyert për qytetarët.
Në ceremoninë e hapjes ishte i pranishëm edhe kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, i cili u bë simbolikisht pacienti i parë me një kontroll rutinë, duke treguar se kjo qendër është e hapur dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim.
Në ambientet moderne dhe të pajisura me teknologji bashkëkohore, shërbimet mjekësore do të jenë në dispozicion 24 orë në ditë, duke garantuar kujdes cilësor dhe të vazhdueshëm për banorët e Mitrovicës.
“Urime të përzemërta për të gjithë qytetarët e Mitrovicës. Kujdesin shëndetësor po e rrisim me ju dhe për ju!” – tha kryetari Hamza.