Nënkryetari i Komunës, Enis Osmani, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Infrastrukturës, Naser Muja, kanë përcjellë nga afër fillimin e punimeve për rregullimin e rrugëve dhe trotuareve në afërsi të shkollës “Eqrem Qabej” në Mitrovicë.
Pas shumë vitesh neglizhence, kjo pjesë e qytetit po merr vëmendjen e merituar, duke pasur parasysh rëndësinë e saj për sigurinë dhe lehtësimin e qarkullimit të përditshëm të nxënësve, prindërve dhe qytetarëve.
Me këtë rast, nënkryetari Osmani ka theksuar se angazhimi për përmirësimin e infrastrukturës dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike do të vazhdojë edhe në pjesë të tjera të qytetit.
Mitrovica po ndërtohet me punë, përkushtim dhe investime konkrete, lagje pas lagjeje, ka shtuar Osmani.