Kryetari i Komunës, Faton Peci, sot ka vizituar nga afër lokacionin ku kanë filluar punimet për rikonstruktimin e udhëkryqit te “Nëna Terezë”, i cili ndër vite është karakterizuar nga aksidente të rënda, përfshirë edhe raste me fatalitet, vështirësi në qarkullim dhe kaos në trafik.
Kryetari Faton Peci ka potencuar se me rregullimin e tij do të ketë qasje më të lehtë, siguri e lëvizje më të lirë.
“Ky projekt përfshin rikonstruktimin e tërësishëm të këtij udhëkryqi, vendosjen e semaforëve, si dhe sinjalistikën përcjellëse rrugore. Mitrovica funksionale është zotimi e angazhimi jonë i përditshëm”, është shprehur Kryetari Peci.




