Komunën e Mitrovicës sot ka vizituar një delegacion nga bashkia e Vlorës, me ç’rast janë pritur nga nënkryetari i komunës, Faruk Mujka.
Në këtë takim ishin të pranishëm edhe drejtori i Administratës, Hysen Muzliukaj, Udhëheqësi i Njësisë për të Drejtat e Njeriut, Fitim Rama, përfaqësuesi nga Gizi Gjerman, Petrit Sopjani, përfaqësuesja nga MAPL, Luljeta Ibishi, si dhe zyrtarë tjerë komunal.
Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi rreth projekteve të përbashkëta si dhe u shkëmbyen përvoja të ndryshme nga të dy qytetet.
Në kuadër të këtij takimi, nënkryetari Mujka pasi falënderoi mysafirët për vizitën dhe interesimin e tyre për qytetin e Mitrovicës, ai i njoftoi ata me punën e Komunës së Mitrovicës, sfidat dhe rezultatet e arritura, sidomos në sektorin e urbanizmit, planifikimit hapësinor, zhvillimit ekonomik, shërbimet publike etj.
Po ashtu nënkryetari Mujka dhe delegacioni nga bashkia e Vlorës e kanë vlerësuar si shumë të suksesshëm bashkëpunimin midis Mitrovicës dhe Vlorës.
Bashkëbiseduesit u dakorduan që bashkëpunimi të thellohet dhe të intensifikohet edhe më shumë në të ardhmen dhe që përveç bashkëpunimit në fushën e kulturës, ai të zgjerohet edhe në fusha tjera dhe sidomos në realizmin e projekteve të ndryshme zhvillimore dhe ekonomike, për çka u tha se të dyja komunat kanë potencial të mirë.
Pas përfundimit të takimit delegacioni nga Vlora të shoqëruar nga nënkryetari Mujka dhe zyrtarët tjerë komunal kanë vizituar edhe kullën e Isa Boletinit të cilët nderuan jetën dhe veprën e heroit kombëtar.