Të nderuar qytetarë,
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, kur shumë prej jush zgjedhin të festojnë në natyrë, APEL për kujdes dhe përgjegjësi maksimale.
Ndalohet rreptësisht ndezja e zjarrit në pyje dhe zona të hapura.
Kushtet aktuale atmosferike dhe era paraqesin rrezik të lartë për përhapjen e pakontrolluar të zjarreve, duke rrezikuar jetën e qytetarëve, pronën dhe mjedisin.
Ju lutem:
* Mos ndizni zjarr për skarë apo për çfarëdo qëllimi në vende të paautorizuara
* Respektoni rregullat për mbrojtjen e natyrës
* Pas qëndrimit në natyrë, largoni mbeturinat dhe ruani ambientin
Shkelësit do të përballen me masa ndëshkuese sipas legjislacionit në fuqi.
Komuna e Mitrovices , ju bën thirrje per përgjegjësi të përbashkët dhe të festojmë në mënyrë të sigurt, duke mbrojtur veten dhe vendin tonë.
Në rast rreziku, njoftoni menjëherë në numrin emergjent 112.