Të nderuar qytetarë,
Drejtoria për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë njofton qytetarët se për shkak të punimeve të zhvilluara në rrugën “Hekurudha”, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit në segmentet e prekura, në këto data 04.03.2026 – 08.03.2026.
Bëhet fjalë për rrugën nga ura e njohur si “Ura e KFOR-it” apo “Ura e Hekurit” që të shpie në drejtim të Bairit.
Punimet po realizohen në kuadër të projektit “Rehabilitimi i rrugës hekurudhore Linja 10, Pjesa Jugore (Fushë Kosovë – Mitrovicë).
Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve dhe ju rekomandojmë përdorimin e rrugëve alternative gjatë kësaj periudhe.