Njoftohen qytetarët se me 26.11.2026, duke filluar nga ora 09:00, do të realizohen punime në rregullimin e ndriçimit publik në tunelin që ndodhet në magjistralen Mitrovicë–Bajgorë, përkatësisht në fshatin Tuneli i Parë (te Flotacioni).
Këto punime realizohen në kuadër të aktiviteteve për mirëmbajtjen e rrjetit të ndriçimit publik. Për shkak të natyrës specifike të ndërhyrjes, kërkohet kujdes i shtuar nga të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që frekuentojnë këtë rrugë.
Ftojmë qytetarët për mirëkuptim dhe kujdes të shtuar gjatë qarkullimit në këtë segment rrugor.