Drejtoria për Shëndetësi dhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Mitrovicë njoftojnë qytetarët se më 26.10.2026 (e hënë) ka filluar vaksinimi kundër gripit sezonal.
Ftojmë qytetarët, veçanërisht personat që bëjnë pjesë në grupet për të cilat rekomandohet vaksinimi, të paraqiten për vaksinim me kohë, duke kontribuar kështu në mbrojtjen e shëndetit të tyre dhe të komunitetit.
Për informata shtesë dhe realizimin e vaksinimit, qytetarët mund t’u drejtohen institucioneve të mjekësisë familjare në Komunën e Mitrovicës.