Drejtoria Komunale për Shëndetësi njofton se Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr.Nexhat Çuni” në Mitrovicë është furnizuar me 2500 doza të vaksinës kundër gripit sezonal nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe prej nesër 01.10.2025 fillon vaksinimi kundër gripit sezonal.
Punëtorët shëndetësorë, personat e moshës mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike, gratë shtatzëna dhe fëmijët mbi 6 muaj me imunitet të dobësuar (me rekomandim nga ana e mjekut), bëjnë pjesë në grupet e rrezikut, që duhet vaksinuar me prioritet.
Vaksinat kundër gripit sezonal qytetarët mund t’i marrin çdo ditë pune prej orës 7.30 deri në 13.30 në këto qendra shëndetësore të Komunës së Mitrovicës:
QKMF “Dr.Nexhat Çuni” në Mitrovicë
QMF në Iliridë
QMF në Vaganicë
QMF në Shipol
QMF në Zhabar
QMF në Bair 1
QMF në Bair 2
QMF në Tunel të Parë
QMF në Bare
QMF në Koshtovë
QMF në Shupkovc
QMF në Stan Tërg
QMF në Frashër
AMF në Kqiç të Madh
AMF në Fidanishtë
AMF në Gushavc
AMF në Kodra e Minatorëve