Me mbështetjen financiare të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në Palestrën “Minatori” janë realizuar investime të rëndësishme në infrastrukturë, duke përmirësuar ndjeshëm kushtet për sportistët dhe shikuesit.
Në kuadër të këtyre ndërhyrjeve janë vendosur tribuna të reja lëvizëse (paluese) me rrymë. Pas koshave janë vendosur nga 8 radhë ulësesh, ndërsa në pjesën ballore 5 radhë, me gjithsej 683 ulëse të reja.
Me këtë rast, Drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Gazmend Asllani, së bashku me zyrtarë të MKRS-së, në krye me drejtorin e Departamentit të Sportit, Iber Alaj, kanë vizituar nga afër punimet dhe rregullimet e realizuara në palestër.