Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Enis Osmani, ka vizituar Rashanin për të parë nga afër punimet në këtë rrugë. Ai ka theksuar se asfaltimi i rrugës, pas 27 vitesh, përbën një mundësi të rëndësishme për zhvillimin e turizmit dhe përmirësimin e jetës së banorëve të kësaj zone.
Sipas nënkryetarit Osmani, Rashani ka potencial të madh turistik, veçanërisht për shkak të trashëgimisë kulturore, ku veçohet Kalaja e Gjytetit.
Ai ka bërë të ditur se, krahas asfaltimit të rrugës, Komuna e Mitrovicës ka planifikuar edhe investime të tjera, të cilat synojnë ta zhvillojnë më tej këtë zonë dhe ta kthejnë Rashanin në një pikë të rëndësishme të atraksionit turistik.