Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Enis Osmani, së bashku me drejtorin për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Naser Muja, kanë vizituar sot fshatin Tërstenë, ku po zhvillohen punimet për rregullimin e rrugës kryesore të fshatit.
Rruga, me gjatësi rreth 5 kilometra, po asfaltohet pas shumë vitesh pritjeje nga banorët e kësaj zone.
Gjatë vizitës, nënkryetari Osmani ka parë nga afër ecurinë e punimeve, të cilat po realizohen me intensitet të lartë dhe janë drejt përfundimit.
Ai ka theksuar se Rajoni i Shalës do të përfitojë nga investimet infrastrukturore, të cilat, sipas tij, kanë munguar për shumë vite, pavarësisht nevojave të banorëve të kësaj ane.






