Drejtoria për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë sot ka filluar punimet për pastrimin e shëtitores së Kejit dhe të hapësirave përreth lumit Ibër.
Po ashtu, janë duke u kryer punime për rregullimin e kanalizimit nga zona e palestrës deri tek ura e re për vetura mbi lumin Ibër.
Këto aktivitete synojnë të rrisin cilësinë e hapësirave publike, të kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm urban të qytetit, si dhe të ndikojnë në evitimin e ndotjes dhe kundërmimit.