Komuna e Mitrovicës, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike, ka bërë largimin e mbishkrimeve, të cilat janë bërë nga persona të pandërgjegjshëm mbi shtatoren e heroit Mehë Uka, si dhe pastrimin e shesheve në qendër të qytetit.
Drejtori nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Infrastrukturës, Naser Muja, ka thënë se mirëmbajtja e hapësirave publike dhe objekteve e shtratoreve me peshë historike do të jetë e vazhdueshme dhe me prioritet.