Në kuadër të angazhimit të vazhdueshëm për mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit, lumi Trepça pastrohet rregullisht nga ekipet përgjegjëse.
Kryetari i Komunës, Faton Peci, ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me qytetarët në ruajtjen e pastërtisë dhe mjedisit.
“Unë jam këtu për të adresuar çdo kërkesë tuajën, për çka angazhohemi maksimalisht çdo ditë. Por, kam edhe një kërkesë për ju: Mos hidhni mbeturina!”, është shprehur kryetari Peci.
Ai ka thënë se sa më shumë ndotje, aq më shumë shpenzime dhe më pak investime


