Në 28-vjetorin e rënies heroike, u përkujtua dhe u nderua dëshmori i kombit, Artim Jashari.
Nënkryetari i komunës, Enis Osmani, kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Safet Kamberi, ministrat Andin Hoti dhe Armend Muja, së bashku me drejtorë komunalë dhe të shoqëruar nga familjarë, sot bënë homazhe në sheshin “Artim Jashari” (afër Stacionit të Autobusëve) në Mitrovicë.
Në shenjë nderimi dhe kujtimi për veprën e tij heroike, u vendosën kurora lulesh pranë lapidarit të Artim Jasharit.
Në fjalën e tij, Nënkryetari Enis Osmani, tha se sakrifica e tij mbetet dëshmi se liria nuk dhurohet, por fitohet me guxim dhe dashuri për atdheun.
Ky përkujtim u organizua në mënyrë të veçantë për të nderuar këtë hero të pavdekshëm, duke përçuar mesazhin e respektit dhe mirënjohjes së përhershme për sakrificën e tij.
Lavdi e përjetshme!