Me rastin e 15 vjetorit të ndarjes nga jeta, përfaqësuesit komunal kanë përkujtuar veprimtarin e shquar të çështjes kombëtare, Sabit Veseli.
Në këtë përvjetor kryetari i komunës, z.Bedri Hamza, së bashku me nënkryetarin, z.Arian Tahiri, përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së dhe gjenerali z.Rrahman Rama bënë homazhe pranë varrit të ndjerit në fshatin Broboniq të Mitrovicës.
Gjatë homazheve nënkryetari z.Arian Tahiri, tha se Sabit Veseli ishte një veprimtar i palodhur i çështjes kombëtare. Ai si 17-vjeçar u përkushtua për çlirimin e vendit, duke u dalluar sidomos në organizimin e demonstratave të vitit 1981, për çka u burgos për 7 vite e gjysmë. Edhe pas burgut, nuk ndali veprimtarinë deri në luftën çlirimtare.
“Nderim veprës dhe jetës së Sabitit dhe gjithë atyre që kontribuuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, është shprehur ndër tjerash nënkryetari z.Tahiri.