Me përkushtim për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe afrim më të madh me qytetarin, sot u përurua reparti i ri i vaksinimit në kuadër të objektit modern të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë.
Në këtë ngjarje mori pjesë drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë, z. Fahri Shabani, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, të cilët theksuan rëndësinë e ofrimit të shërbimeve cilësore, të sigurta dhe të qasshme për të gjithë qytetarët.
Ky repart është i pajisur me infrastrukturë bashkëkohore dhe standarde të avancuara, duke garantuar kushte të dinjitetshme për stafin dhe qytetarët që marrin vaksinat e nevojshme.
Në fjalën e tij, drejtori z.Shabani, tha se shëndeti publik është prioritet dhe Mitrovica po ecën përpara me shërbime moderne dhe gjithëpërfshirëse.