Para disa ditësh u botua në Bukuresht të Rumanisë antologjia poetike “Kujtimet e shpirtit”, përpilues i së cilës është Baki Ymeri. Në këtë antologji janë përfshirë poezitë e përzgjedhura të 13 poetëve shqiptarë dhe rumunë. Në mesin e të përzgjedhurve është edhe Sabit Idrizi, poet i njohur nga Mitrovica. Poezitë janë botuar në gjuhën shqipe dhe në atë rumune. Antologjisë i paraprinë një parathënie e poetit të mirënjohur shqiptar, Visar Zhiti.