Në fshatin Zasellë të Mitrovicës, në prezencën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Kryetari i Komunës, Faton Peci, ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi trepalësh ndërmjet Ministrisë së Bujqësisë, Komunës së Mitrovicës dhe Iber-Lepencit.
Ky memorandum shënon një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit të infrastrukturës bujqësore në komunë, përmes realizimit të projektit për sistemin e ujitjes, i cili do të shtrihet në fshatrat Pirç, Vërnicë dhe Vaganicë.
Kryetari Faton Peci tha se ky projekt do t’u mundësojë fermerëve të kenë rendimente më të mira dhe do të rrisë numrin e fermerëve të rinj, të cilët, në mungesë të kushteve, nuk janë marrë me bujqësi.