Drejtori i Drejtorisë së Inspekcionit, Muje Igrishta, ka bërë të ditur se, me kërkesë të Drejtorisë së Arsimit, është ndërmarrë aksion për lirimin e pronës komunale nga një pjesë e autolarjes, e cila pengonte ndërtimin e murit rrethues dhe rregullimin e oborrit të çerdhes.
Ky aksion është pjesë e angazhimit të Komunës së Mitrovicës për mbrojtjen dhe lirimin e pronës publike, si dhe për krijimin e kushteve të nevojshme për përfundimin e projekteve në shërbim të qytetarëve.
Drejtori Muja ka deklaruar se aksionet për lirimin dhe mbrojtjen e pronës komunale do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

