Ekipet e zjarrfikësve, në bashkëpunim me Shoqatën e Kërkim-Shpëtimit, vullnetarët dhe akterët e sigurisë, përfshirë Policinë e Kosovës dhe FSK-në, kanë reaguar me shpejtësi ndaj përhapjes së zjarrit në kodrën e Cërnushës.
Kryetari i Komunës, Faton Peci, ka falënderuar për angazhimin maksimal dhe intervenimin efikas e në kohë të gjithë atyre që u përfshinë në këtë aksion për shuarjen e zjarrit.
Ai gjithashtu ka bërë apel tek qytetarët që të kenë kujdes të shtuar kur temperaturat janë ende të larta, sepse pasojat mjedisore mund të jenë katastrofale.