Drejtoria për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë ka bërë mbylljen dhe rregullimin e pusetave përgjatë rrugës “Ramadan Kelmendi” dhe pjesë tjera të qytetit.
Vetëm në rrugën e lartcekur janë mbyllur gjithsej 28 puseta, prej tyre 15 metalike dhe 13 prej betoni. Këto punime janë kryer me përkushtim të lartë, duke garantuar standarde më të mira të sigurisë dhe funksionalitetit për qytetarët.
Drejtoria mbetet e angazhuar që edhe në të ardhmen të vazhdojë me projekte të tilla në shërbim të qytetarëve.