Në kuadër të rregullimit dhe funksionalizimit të ndriçimit publik në Komunën e Mitrovicës, sot ka përfunduar rregullimi i ndriçimit përgjatë Liqenit Akumulues.
Drejtoria për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, përmes kompanisë përgjegjëse të kontraktuar nga Komuna e Mitrovicës, është duke implementuar në gjithë Komunën e Mitrovicës mirëmbajtjen dhe rregullimin e ndriçimit publik.
Drejtori i kësaj drejtorie, Naser Muja ka njoftuar se kudo që ekziston ky rrjet, do të jetë funksional dhe, sa herë që të ketë nevojë për intervenime, do të bëhet ndërhyrje e menjëhershme.



