Kryetari i Komunës, Faton Peci, ka njoftuar për rritjen prej 54% të të hyrave të Ndërmarrjes Publike Lokale “Stacioni i Autobusëve” Sh.A., vetëm tre muaj pas emërimit të bordit të ri.
Ai ka potencuar se kjo rritje reflekton efikasitetin në qeverisje, transparencën, ligjshmërinë dhe llogaridhënien.





