Nënkryetari i Komunës, Enis Osmani, së bashku me drejtorin e Shërbimeve Publike dhe Infrastrukturës, Naser Muja, kanë vizituar punimet që po zhvillohen në rrugën kryesore të fshatit Kutlloc.
Nënkryetari Osmani ka njoftuar se punimet po zhvillohen me ritëm të shpejtë dhe me përkushtim, duke i dhënë kësaj rruge një pamje të re.
Ai është shprehur se kjo rrugë do të jetë moderne, e sigurt dhe cilësore, e cila do të përmirësojë jetesën e banorëve dhe do të krijojë kushte më të mira për zhvillimin e turizmit dhe agroturizmit në këtë zonë.