Në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Hipertensionit ( 17 Maji) Njësia për Edukim Shëndetsor dhe Promovim të Shëndetit e QKMF-së zhvilloi një aktivitet në Sheshin Mehë Uka” gjatë të cilit përveq matjes së tensionit arterial për qytetarëtve të nteresuar iu ofruan edhe këshilla dhe informata të rëndësishme lidhur me hipepertensionin arterial, faktorët e rrezikut, pasojat dhe masat parandaluese të këtyre pasojave.
Hioertensioni arterail është sëmundje kronike e cila prek më shumë se 30% të popullatës së moshës madhore në gjithë botën dhe shumë prej tyre nuk janë në dijeni që vuajnë nga ky problem.
Gjatë këtij aktiviteti dhjetra qytetarë kanë kontrolluar tensionin arterial dhe në mesin e tyre ka pasur edhe të tillë se nuk e kanë ditur që kane tension të lartë të gjakut dhe për këtë janë udhëzuar që të vazhdojnë konsultimet me mjekun familjare dhe specialistët përkatës.
Drejtori i Drejtorisë Komunale për Shëndetësi z.Fahri Shabani vizitoi profesionistët shëndetsorë në këtë aktivitet dhe deklaroi se aktivitetet e tilla për parandalimin e sëmundjeve kanë për qëllim vetëdijësimin e qytetarëve për rreziqet që vijnë nga nga sëmundja e pakontrolluar e hipertensionit arterial dhe rëndësinë që ka kontrolli i rregullt i hipertensionit, dieta ushqimore aktiviteti fizik etj, në zvogëlimin e rrezikut nga kjo sëmundje kronike.